Nuk jam as i pari as i fundit që e vras mendjen për shkaqet e maskarallëkut që mbizotëron çdo sferë e çdo instancë të jetës shqiptare sot – private dhe publike, të elitave dhe të masës, të qytetit dhe të fshatit. Varfëria materiale, materializmi, parazitizmi, mungesa e një feje të konsoliduar, mendësia e ashtuquajtur “anadollake”, varfëria shpirtërore, lëvizjet e mëdha të popullsisë, paranoja e izolimit... është e lehtë të ngatërrohesh në këtë labirint shkaqesh që shpesh përfundojnë të reduktuar në pasoja shkaqesh të tjera.
Ky diskutim meriton t’i qasesh nga shumë anë: historike, ekonomike, etike, psikologjike, sociologjike. Natyrisht, analiza e shkaqeve të krizës nuk shpie vetvetiu në zgjidhje të krizës; madje as ka për qëllim zgjidhjen e krizës, e cila mund të arrihet vetëm me anë politikash precize, afatshkurtra dhe afatgjata, dhe përkushtim të gjithanshëm të shoqërisë civile. Analiza e shkaqeve të krizës vetëm ndihmon për të kuptuar krizën dhe mund t’u vlejë të gjithë atyre që i kanë mundësitë, aftësitë dhe mjetet e duhura për të ndërhyrë drejtpërdrejt në realitet.
Ka shumë të ngjarë që kriza e sotme morale të shpjegohet nëpërmjet një kombinimi të të gjitha atyre shkaqeve që u përmendën më sipër, të cilat nuk janë kurrsesi alternative dhe që, sa kohë që kanë natyrë etiologjike, mund të renditen në mënyrë të tillë që të formojnë një zinxhir shkakor i cili të fillojë nga ADN-ja biologjike e pellazgut, për t’u ndalur te Sali Berisha; për çka vështrimi historik i problemit duhet bërë gjithnjë i segmentuar, jo gjithëpërfshirës.
Nga ana tjetër, brezi që i jep tonin sot jetës shqiptare është brez i rritur dhe i formuar nga ana botëkuptimore në vitet më të shëmtuara të totalitarizmit, kur shteti shqiptar dhe institucionet i kishin prishur lidhjet me Lindjen Sovjetike, por pa i zëvendësuar dot me me lidhje të reja me Perëndimin, Jugun ose Veriun. Është brez i rritur në frikën e dhunës së verbër institucionale dhe në një atmosferë ku “një në tre veta ishte i Sigurimit”; brez i ekspozuar për vdekje ndaj propagandës autarkike dhe megalomaniake të regjimit, dhe ndaj mundësisë reale për të përfunduar në birucë për një fjalë goje. Me fjalë të tjera, është brez i rritur në një kohë kur liria e mendimit jo vetëm nuk ekzistonte, por edhe ndëshkohej penalisht.
Qëndrimin publik dhe privat të intelektualit në një shoqëri totalitare, ku mendimi i lirë dënohet penalisht, e ka përshkruar Czeslaw Milosz, në librin e tij “The Captive Mind”; nëpërmjet një koncepti me origjinë persiane, ketman-it, i cili në thelb emërton konformimin me autoritetin e kujt privatisht nuk pajtohet me këtë autoritet. Për shumëkënd në Shqipëri, duke u përfshirë këtu edhe unë vetë, ky dyzim i personalitetit për të mbijetuar në kushte të dhunës ideologjike ishte i detyrueshëm. Çështja është nëse dyzimi në fjalë, ose ketman-i, duhet trajtuar si virtyt ose virtuozitet i intelektualit, apo si gjymtim i tij mendor ose shpirtëror.
Këtë pyetje ia bëra vetes kur ndesha në një pasazh të esesë E vërteta dhe politika të Hanna Arendt (në librin e saj “Between Past and Future”, Penguin Books 1993, f. 234), ku autorja përmend, ndër të tjera dy filozofë të cilët shkruanin për këto çështje në një kohë kur totalitarizmin edhe vetë djalli nuk e kishte ëndërruar akoma.
Shkruan Arendt se Spinoza, i cili gjithnjë besonte në pagabueshmërinë e arsyes njerëzore, mbronte idenë se “çdo njeri është, nëpërmjet së drejtës natyrore të pakundërshtueshme, zot i mendimeve të veta”, dhe se ligjet që ndalonin mendimin e lirë nuk mund të çojnë veçse “në njerëz që mendojnë një gjë dhe thonë një gjë tjetër,” e që këtej “në korruptim të mirëbesimit” dhe në “nxitje të pabesisë” [theksimi im]. Kanti, nga ana e vet, thoshte se “ajo fuqi e jashtme që e privon njeriun nga liria për t’i komunikuar mendimet e veta publikisht, e privon njëkohësisht edhe nga liria për të menduar,” dhe se e vetmja garanci për të menduar “drejt” është që “të mendojmë sikur të ishim duke ua komunikuar mendimet tona të tjerëve, teksa këta të tjerë na i komunikonin neve mendimet e tyre.”
Mirëpo të thuash, me Spinozën, se ndalimi i mendimit të lirë çon vetvetiu në korruptim të mirëbesimit, do të thotë që shoqëria anëtarët e së cilës nuk lejohen të mendojnë lirisht është e dënuar të shthuret, sepse mirëbesimi është tutkalli që e shndërron shoqërinë njerëzore nga bashkësi individësh, në entitet të dallueshëm si diçka që ekziston përtej shumës së pjesëve që e përbëjnë.
Edhe më shqetësues është implikimi i idesë së Kantit më lart – se pamundësia, e imponuar së jashtmi, për t’i komunikuar idetë e tua në publik çon vetvetiu në pamundësi për të menduar lirisht; ose, me fjalë të tjera, që bindja e shumëve prej nesh se pavarësinë intelektuale mund ta ruanim duke e mbajtur të mbyllur në sferën private nuk ka qenë veçse një iluzion, sa kohë që idetë tona, prodhimet tona mendore, dyshimet tona dhe kureshtjen tonë intelektuale nuk e shprehnim dot publikisht.
A ka qenë vërtet kështu? Pohimet e Spinozës dhe të Kantit na vlejnë si katalizatorë për diskutimin, jo si prova të kësaj apo të asaj teze; sepse Kanti mund të ketë qenë ndër më të mëdhenjtë e filozofëve, por jemi ne që e kemi provuar totalitarizmin në shpinë. Prandaj ka interes të madh të krahasohet krye-teknika e ketman-it, që e përshkruan Milosz-i, me çka thonë dy filozofët klasikë, por edhe me përvojën individuale të intelektualit dhe të mendimtarit të lirë në Shqipëri.
Për fat të keq, dhe në vështrim të parë, realiteti i sotëm shqiptar duket se mbështet hipotezën sipas së cilës korruptimi i sferës publike vetvetiu çon në korruptim të mendimit, edhe të mendimit privat; dhe se klasa e sotme politike shqiptare është etikisht e gjymtuar thjesht ngaqë është formuar mendërisht, kulturorisht dhe shpirtërisht në kushte të dyzimit dhe të dyfytyrësisë së detyruar.
Them në vështrim të parë, sepse tema meriton të diskutohet në thellësi.